Haradinaj-Stublla “thumbon” BE-në pas deklaratës së Vuçiqit për njohjen e Kosovës

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklarata e presidentit Vuçiq se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022, ngre dy hipoteza të përbashkëta.

Sipas kryediplomates kosovare deklarata e tillë do të thotë se Serbia përjashton veten nga procesi i dialogut deri më 2022 dhe se ndërmjetësuesi i BE-së beson se normalizimi i plotë nuk do të thotë domosdosmërisht njohje reciproke.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive. Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President. Mandati i tij është deri më 22 prill të 2022-ës.

Vuçiq i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, i cili e la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme