Haradinaj takohet me përfaqësuesit e Sindikatave të Shërbimit Civilë

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjate ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e Sindikatave të Shërbimit Civil.

Haradinaj thotë se në takim diskutuam edhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe u dakorduam që të fillojmë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil.

“Në këtë aspekt vendosëm që do të trajtohen çështjet që lidhen me stazhin e punës të viteve të ‘90-ta duke krijuar një komision qeveritar që do të trajtojë këtë temë”.

“Po ashtu, do të diskutohet për kushtet e punës në shërbim civil, aspekti i inspektorateve dhe avancimin e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Haradinaj tha se administrata e shtetit e përfaqësuar nga shërbimi civil është motori i shtetit dhe se trajtimi i tyre do të jetë i kujdesshëm përmes një dialogu të vazhdueshëm

“Me erdhi mirë që ngritja prej 0.20 %, që është e barabartë me sektorët tjerë u kuptua si një përkushtim i Qeverisë për të përmirësuar sado pak gjendjen e shërbyesve civilë dhe se vazhdimi i dialogut institucional ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë do të jetë përkushtimi im personal”, shkruan më tej Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Sot takova përfaqësuesit e Sindikatave të Shërbimit Civil, me ç’rast i dëgjova kërkesat e tyre të arsyeshme dhe mënyrën e adresimit të tyre. Në takim diskutuam edhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe u dakorduam që të fillojmë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil. 
Në këtë aspekt vendosëm që do të trajtohen çështjet që lidhen me stazhin e punës të viteve të ‘90-ta duke krijuar një komision qeveritar që do të trajtojë këtë temë. 
Po ashtu, do të diskutohet për kushtet e punës në shërbim civil, aspekti i inspektorateve dhe avancimin e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin. 
Me erdhi mirë që ngritja prej 0.20 %, që është e barabartë me sektorët tjerë u kuptua si një përkushtim i Qeverisë për të përmirësuar sado pak gjendjen e shërbyesve civilë dhe se vazhdimi i dialogut institucional ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë do të jetë përkushtimi im personal. 
Administrata e shtetit e përfaqësuar nga shërbimi civil është motori i shtetit tonë dhe se trajtimi i tyre do të jetë i kujdesshëm përmes një dialogu të vazhdueshëm. RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme