Haradinaj takon gratë e Suharekës, thotë se i ka në prioritet

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e tubimeve parazgjedhore që po zhvillon i kandiduari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar takim me gra në Suharekë.

Haradinaj para tyre ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij katërvjeçare për këtë kategori si dhe ka shpalosur 100 prioritetet e qeverisjes së tij të ardhshme, njofton Klan Kosova.

Para kësaj Haradinaj vizitoi kompaninë e mobileve “Te Naseri” në Suharekë ku pa nga afër punën dhe produktet që ndërton kjo fabrikë.

Të ngjashme