Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit të Podujevës: Luftëtarët e lirisë nuk u dorëzuan deri në çlirim

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar Podujevën për Ditën e Çlirimit, që e shënon sot më 19 qershor.

Haradinaj ka falënderuar luftëtarët e brigadave 151 “Zahir Pajaziti” dhe 152 “Shaban Shala” për sakrificën e tyre në luftën e fundit. Ai ka thënë se ata nuk u dorëzuan deri në çlirim.

“Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën. Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim. Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë! I falënderojmë përjetësisht miqtë e çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

“Podujevë, urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar ai në fund.

Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën.Falënderim për…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 18. Juni 2020

Të ngjashme