Haradinaj vizitoi familjen e dëshmorit Halil Berisha në Deçan

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e dëshmorit Halil Berisha në Irzniq të Deçanit.

Nga aty, Haradinaj njoftoj se në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit.

Haradinaj theksoi sekujdesi për familjën Berisha mbetet obligim i përhershëm

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Mikpritje shqiptare në familjen e dëshmorit Halil Berisha, në Irzniq të Deçanit, nga i biri i tij, Gëzimi. Në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit. Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë, prandaj kujdesi dhe nderimi ynë për pasardhësit, është obligim i përhershëm.

Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj

Të ngjashme