Hasani: Kamenicës i duhet implementimi i programit të Nismës

Kamenicë | 02 Qer 2017 | 15:53 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën, ka hapur fushatën zgjedhore edhe në Kamenicë. Të pranishmëve iu drejtua kandidati për deputet Bajram Hasani.

Ai ka thënë se është koha për ndryshime dhe për fitoren e Nismës, raporton Ekonomia Online.

“Kamenicës më shumë se kurrë i nevojitet të implementojë programin e Nismës. Sot jemi në një koalicion dhe jemi më të fortë se kurrë”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosovës i duhen reforma. “Me Nismën në qeveri do të keni së paku një anëtar në familje të punësuar, reforma në arsim, reforma në shëndetësi. Nisma ka ofrua një program ku shteti duhet të lidh kontratë me bizneset e vogla dhe të mesme.

Hasani ka thënë se përmes Fondit të Punësimit kanë paraparë që njerëzit që kanë ide kreative të mbështeten.

E për shëndetësinë është shprehur duke thënë se problemet shëndetësore janë të mëdha në Kosovë.

Ai ka thënë se ky koalicion do të jetë fitues duke bërë thirrje që të votohet numrin 12 në zgjedhjet e 11 qershorit

“Votoni numrin 12, votoni njerëzit që dinë dhe mund t’ia dalin, votoni Nismën për Kosovën”, ka thënë ai.

Të ngjashme