Hasani: Programi i koalicionit AAK-PSD garanton zhvillim të hovshëm ekonomik

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë se programi ekonomik i koalicionit AAK-PSD, garanton zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë.

Hasani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë takimit me banorët e fshatrave Bresalc, Ponesh e Zhegovc ka shpalosur programin ekonomik të këtij koalicioni.

“Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë”, ka thënë ai.

Të ngjashme