Hasani: Trupat Inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës mund t’i kthehen MTI-së

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 09:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka paralajmëruar se Trupat Inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës mund t’i kthehen ministrisë që ai drejton, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministrja Hykmete Bajrami me anë të një udhëzimi administrativ kishte marrë vendim që nafta të kontrollohej nga Dogana e Kosovës.

Por këtë ministri aktual nuk po e sheh si zgjidhje ngase sipas tij, vetëm 3 deri në 5 për qind e naftës që hynë në vend kontrollohet.

Hasani tha për Elonomia Online se duhet të marrin përgjegjësi që të sigurohet cilësia e naftës që hyn në vend.

“Ne do ta shqyrtojmë mundësinë, ndoshta edhe do të kthehen në kuadër të MTI-së. Jemi të gatshëm për me e marrë përgjegjësinë vetëm që të sigurohemi që ka cilësi të naftës në Kosovë që qytetarët të mos kenë dyshimin se po futet naftë jocilësore. Është një shqetësim se mendohet se 3 deri në 5 për qind kontrollohet nafta, kështu që besojmë që ndoshta do të gjejmë modalitet që sa më mirë të ketë kontroll të mjaftueshëm”.

Ministri më tej shtoi se në kuadër të ministrisë është laboratori, por që nuk është vënë në funksion asnjëherë dhe se janë duke synuar që ai të fillojë punën për të kontrolluar cilësinë e naftës.

“Kjo mundet me ndiku drejtpërdrejt në cilësinë e naftës”.

Hasani ka paralajmëruar rritjen e investimeve të huaja në vend. Kjo sipas tij, do të mund të arrihet përmes jetësimit të Ligjit për Investime Strategjike dhe krijimit të kushteve sa më të mira për investitorët.

“Sa i përket investimeve ne kemi paralajmëruar se kemi marr një iniciativë si MTI që t’ju mundësojmë investitorëve strategjik, investitorëve të huaj që të iu krijojmë kushte edhe mundësi edhe investitorëve të huaj. Jemi në fazën finale të jetësimit të Ligjit për Investime Strategjike që mendojmë që ju garanton edhe investitorëve për hapësira  për vendosjen e fabrikave ose veprimtarisë që zhvillojnë ata. Kemi të interesuar dhe presim jetësimin e Ligjit për Investime Strategjike, kemi të interesuar edhe nga takimet që kemi pasur me ambasadorët që ka potencial dhe mundësi që të vijnë investitorët se mënojmë që janë pas shpalljes së Kosovës shtetet disa shtete kanë pasur edhe probleme të brendshme të investojnë dhe tash na u është thënë që është momenti i duhur dhe janë të interesuar ndërmarrjet por duhet që të krijojmë kushte”, tha ai.

Edhe rangimin e Kosovës në raportin e Bankës Botërore të të “Bërit Biznes” e sheh si një mundësi të mirë për tërheqjen  e investimeve.

“Vlen të theksohet edhe rangimi i Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes që Kosova ka shënuar një progres të madh sepse ishte e ranguar në vendin e 60 dhe tani është në 40 dhe që kjo përmirëson imazhin e Kosovës”.

Hasani  gjithashtu ka paralajmëruar edhe ndaljen e privatizimit të tokave në mënyrë që ato të shfrytëzohen si hapësirë për investimet e huaja.

“Ne si MTI kemi marrë iniciativë që të bëjmë ndaljen e privatizimit të tokave , do të shohim edhe mënyrën ligjore se si do ta adresojmë kërkesën, besojmë që do ti bëjmë një kërkesë qeverisë së Kosovës dhe pastaj të shohim edhe anën ligjore se si do të procedohet për shkak se është Ligji për Privatizim. Ne këtë e kemi nisur si ide që të ju japim hapësirë të gjithë investitorëve që të kenë hapësirë për zhvillimin e veprimtarisë së tyre këtu. Ndoshta është edhe elementi bazë për të thithur investime të huaja”, theksoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme