Haxhiu kërkon që vazhdimi i bisedimeve me Serbinë të kushtëzohet me fatin e të pagjeturve

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Sot në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione Drejtat e Njeriut i ftuar për të diskutuar për çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë, ishte ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu theksoi se që 20 vite me radhë, dhjetëra rezoluta të miratuara në Kuvendin e Kosovës të cilat kërkojnë që të kushtëzohet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë me fatin e të pagjeturve asnjëherë nuk janë respektuar. 

Ministri Selimi para deputetëve deklaroi se çështja e të pagjeturve është çështje që duhet të përfshihet në marrëveshjen finale me Serbinë, për ta detyruar shtetin serb që të ballafaqohet me të kaluarën dhe t’i kthej gjithë trupat e pagjetur.

Ai tha se do të insistojnë që pas marrëveshjes finale në afat prej 18 muajsh Serbia të zbatojë marrëveshjen për të të pagjeturit.

Ministri Selimi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve duke thënë se AAK, s’do të jetë pjesë e një marrëveshjeje apo dialogu që nuk e përfshinë këtë temë.

“Prezenca e AAK-së në dialog është kushtëzuar me diskutimin e çështjeve që kanë mbetur të hapura me Serbinë dhe ne mendojmë që nuk ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve dhe ne si AAK nuk do të jemi pjesë e një marrëveshjeje ose dialogu që nuk i përfshin këto çështje”, ka deklaruar ndër të tjera Selimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme