Haxhiu s’ndërron qëndrim: Do ta raportoj në Polici qytetarin, ata që përqeshin s’dallojnë nga pedofilët

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me paralajmërimet sa do ta denoncojë në Polici një qytetar që ka komentuar në një status të saj në Fecebook, rreth rastit të një dhunimi të raportuar në Ministri, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu thotë se nuk ka ndërruar qëndrim dhe se të gjithë ata që tentojnë të tallen me viktimat e pedofilisë nuk dallojnë shumë nga pedofilët.

Sipas saj, reagimi mund të nxisë edhe të tjerët në veprime të tilla dhe se do të veprojë siç i rekomandon Policia.

“Më vjen shumë mirë që postimi im është komentuar dhe ka pasur debate për të. Unë e kam qëndrimin e njëjtë dhe përmes postimeve të tilla ngritet debati për një çështje kaq të ndjeshme dhe përballemi me argumente të ndryshëm”.

“Ata të cilët tentojnë të tallen me viktimat e pedofilisë ose në forma tjera përqeshin pedofilin si krim nuk mund të dallojnë shumë nga pedofilët. Kushdo që tenton të zbehin pasojat e pedofilisë e kanë gabim. Qëllimi ka qenë që me një krim aq të rëndë nuk duhet të tallemi prandaj edhe kam qëndrimin dhe do ta mbaj”.

“Unë mendoj fare pak është e rëndësishme nëse denoncohet është e rëndësishme të flasim dhe është problem që është instaluar në shoqërinë. Policia nëse vlerëson të shtohet tutje do ta bëjnë një gjë të tillë. Unë kam thënë se do ta raportojnë në polici. Për mua ajo është nxitje për të tjerët”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëpërmjet një statusi në Facebook tregoi një rrëfim se si një prind kishte shkuar tek ajo në zyre për t’i raportuar një rast dhunimi të vajzës së tij/saj 14-vjeçare.

Sipas Haxhiut, ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg dhe personi i dyshuar është i lirë.

Ky postim i ministres ka bërë që një qytetar të ironizojë me të, duke thënë se në moshën 14-vjeçare ai është dhunuar nga dy gra në një dasmë.

I shpejtë ka qenë reagimi i Ministres, e cila ka shkruar se personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe ajo do ta raportojë rastin në Polici.

Të ngjashme