Haxhiu: Vetëvendosje tani e ka vetëm një rrugë…

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klan Kosova dhe analisti i njohur, Baton Haxhiu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosja tani ka vetëm një rrugë për formimin e Qeverisë, atë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Haxhiu i cili ishte lidhur direkt me emisionin ‘Opinion’ në Shqipëri, tha se Kurti tani ka vetëm LDK si rrugë të vetme për koalicion qeverisës.

Ai tha se me LDK’në, Kurti do t’i kishte 60 vota shqiptare siç edhe ka premtuar se brenda Qeverisë së tij nuk do të jetë Lista Serbe.

“Albin Kurti e ka vetëm një rrugë, vetëm Lidhjen Demokratike të Kosovës, për arsye se ai duhet t’i ketë siç ka premtuar 60 vota shqiptare që mos të varet nga Lista Serbe, dhe për faktin që ka kërkuar t’i ketë 60 vota shqiptare ai mund ta bënë vetë me LDK pasi mundësitë e tjera janë të kufizuara, duke parë që Kadri Veseli ka thënë se do të shkon në opozitë”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

I pyetur nëse Kurti do të bënte koalicion me AAK’në, Haxhiu tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi Haradinaj e ka të ngulitur në kokë tezën se taksa nuk duhet të hiqet.

“Haradinaj e ka të ngulitur tezën se nuk mund të hiqet taksa”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Albin Kurti ka thënë se pasi fitoi zgjedhjet në Kosovë, ai do të ketë takime dhe kontakte vetëm me LDK’në për formimin e Qeverisë së re.

Të ngjashme