Haziri preferon listë të AKR-së brenda LDK-së

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas takimeve që janë mbajtur nga Kryesia e partisë dhe krerët e degëve, ka thënë se është diskutuar për përgatitjet për zgjedhje të 14 shkurtit. Sipas tij, ende s’është finalizuar lista, raporton Ekonomia Online.

Ai ka pranuar se janë në diskutime me AKR-në për një koalicion parazgjedhor. Sipas Hazirit, me AKR-në synojnë të kenë një listë të përbashkët, por që nuk ka pranuar të japë më shumë detaje pasi ka thënë se për këto diskutime janë të autorizuar t’i bëjnë kreu i partisë, Isa Mustafa dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Ende nuk ka përfunduar asgjë. Jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimet së bashku me të nominuarin për kryeministër për të realizuar takime. Përfaqësuar brenda një liste të përbashkët të LDK-së. Për vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk do doja të komentojë më shumë. Por besoj që do të jenë bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë. Besoj që nuk lidhet asgjë – parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptimin klasik. Do të ketë koalicione me parti ose individë, përfaqësuar në një front politik të përbashkët ose në një listë të përbashkët politike. Nëse hyn AKR, nuk do jetë LDK-AKR por LDK me emra të AKR-së pjesë. Kjo është qëllimi, politika e LDK-së. Por, meqë nuk jam pjesë e bisedimeve, mbetet në diskrecion të plotë që kryetari i LDK-së me i përfundu këto bisedime”, tha Haziri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme