Hiqen tri pikat e para nga rendi i ditës së seancës

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 18:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të seancës ka propozuar mocion procedural për heqjen e tri pikave të para nga rendi i ditës dhe kalimi në votime.

Mocioni kaloi me votimin pro të të gjitha grupeve parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Bilall Sherifi po ashtu propozoi mocion që kuvendi të lëshojë deklaratë të përbashkët për gjendjen në Kosovë, mirëpo grupet e tjera nuk e përkrahën.

“Edhe unë do doja të shtroj një mocion procedural. Pajtohem që ato pika të rendit ditës të largohen, por kisha pasë dëshirë të futet një pikë ku kuvendi të lëshojë një deklaratë të përbashkët lidhur me zhvillimet e fundit në vend, sepse të gjithë kanë mendim, vetëm Kuvendi i Kosovës nuk ka”.

Të ngjashme