Hodžić i dorëzon detyrën Rexhepit

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në largim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić ia dorëzoi detyrën Ministres së sapoemëruar të Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi.

Me këtë rast, është bërë dorëzim pranimi  i plotë i  administratës së kësaj Ministrie, e cila përmban:

·       Rregulloren (QRK) Nr.04 / 2019 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal;

•       Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026;

•      Përmbledhjen e ligjeve të për pushtetin lokal: Ligji nr. 03 / L-040 për Vetëqeverisjen Lokale; Ligji Nr.03 / L-041 për Kufijtë Administrativë Komunal; Ligji Nr. 04 / L-010 për Bashkëpunimin Ndër-Komunal, Ligji Nr.03 / L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, Ligji Nr. 06 / L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 06 / L-092 për Shfrytëzim dhe Shkëmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe Ligji Nr. 03 / L-072 për zgjedhjet lokale;

•       Raportin e  punës së MAPL-së për vitin 2019;

•       Raportin Financiar të MAPL-së;

•       Propozim buxhetin e  Ministrisë për vitin 2020;

•       Planin e  punës të  MAPL-së për vitin 2020, dhe

•       Listën  e stafit të MAPL-së.

Ministrja Hodić ka uruar ministren e sapoemëruar Redžepi për zgjedhjen e saj dhe i uroi fat dhe sukses.

Në të njëjtën kohë, Ministrja në largim Hodžić falënderoi stafin e MAPL-së për bashkëpunimin e mirë dhe prezantoi ministren e sapoemëruar për aktivitetet e Ministrisë, të cilat janë në proces, si dhe planet e parashikuara për periudhën e ardhshme.

Të ngjashme