Hoti: Deklarata e Selmanajt për të pagjeturit u nxor nga konteksti

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se sjellja ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është e papranueshme.

Hoti sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se deklaratat e Selmanajt për çështjen e të pagjeturve janë nxjerrë nga konteksti.

“Driton Selmanajt, është e papranueshme se si po silleni ndaj tij, është e pa pranueshme se si i është ndërruar konteksti. Në detaje i kemi informu komsionin për çështjen e të pagjeturve. Është kriju një momentum i ri për këtë çështje. Për shkak të ndjeshmërisë kam kërku seancë të mbyllur, organizojeni një këtu e jo interpelancë. Mos përdorni informata të mediave që me kriju kauza të paqena politike“, ka deklaruar Hoti./Express

Të ngjashme