Hoti: Do të doja t’i kisha përball edhe kandidatët e tjerë që garojnë për kryeministër

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të dëshironte një përballje me kandidatët tjetër për kryeministër nga partitë tjera.

Ai ka thënë se debatet aktuale në Kosovë më shumë po kanë të bëjnë se kush është në lista e kush mbetet jashtë.

“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programet tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme… Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato”, ka thënë Hoti në RTK.

“Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme