Hoti e krahason situatën me Covid-19 me gjendje lufte: Na duhet mobilizim i përgjithshëm

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 08:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti se thënë se vendi është duke u përballur me një rrezik të madh pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është sikurse situatë e luftës, prandaj ai ka shtuar se duhet të rritet efikasitetit dhe mobilizim i përgjithshëm.

Hoti pas vizitoi Klinikën Infektive bashkë edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, shtoi se do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat për furnizim me oksigjen dhe barna.

“Bashkë me ministrin dhe drejtorin do të jemi këtu për të u siguruar për të gjitha veprimet që duhet të merren për t’iu dalë në ndihmë atyre që marrin trajtim”, ka thënë ai.

“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rrite efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna.

“Po bëjmë maksimumin që të furnizojmë me oksigjen dhe shtertë shtesë. Do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Do të jemi në baza të rregullat këtu, që tu dalim në ndihmë të gjitha atyre që kanë nevojë”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten, pas miratimit të tyre në Qeveri.

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100 000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtime dhe Obliliqit.

Në këto komuna, kryeministri tha se i kanë marrë dy veprime: Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së Coronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skenderajt, Dragashit, Mamushës dhe Junikut.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Zona e portokalltë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e portokalltë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.

Të martën, në Kosovë janë shënuar 596 raste të reja me Coronavirus dhe pesë viktima. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25 388. Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur.

Të ngjashme