Hoti i bindur se jemi në fazën finale të pandemisë: Vaksina vjen shpejt

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 09:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, tha se vendi ka kaluar nëpër një vit të jashtëzakonshëm shkaku i pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, shtoi se pandemia ka shkaktuar probleme të madh sociale dhe ekonomike.

Hoti u shprehu i bindur se virusi është në fazën finale dhe se shumë shpejt do t’i kthemi normalitetit.

“Pandemia na ka shkaktua probleme sociale dhe ekonomike dhe nuk kemi arritur të i’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që kanë pasur nevojë. Asnjë aktivitet nuk është anuluar për mungesë të buxhetit. Tash me të dhënat që kemi gradualisht po kthehemi në normalitet. Tash jemi në fazën finale të kësaj pandemie”, tha Hoti.

“Për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe janë bërë të gjitha përgatitjet në këtë drejtim sipas standardeve të BE-së. Më presim që disa javë të arrijnë vaksinat. Jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë dhe do t’i kthehemi normalitetit”. 

Hoti më pas ka numëruar siç i ka quajtur ai sukseset në menaxhimin e pandemisë gjatë kësaj kohe, raporton EO.

“Janë organizuat klinikat, spitalet rajonale që të mos mbesim mbrapa. Në muajt e parë të gjithë kemi qenë të frikësuar. Në fillim masat kanë qenë shumë më restriktive, por më vonë kemi filluar t’i standardizojmë”.

“I kemi rritur kapacitet testuese dhe testimet mbi 3000 veta në ditë. Është ngritur furnizimi me oksigjen. Kemi marrë shumë kritika nga njerëz që s’kanë dhënë kontribut. Masat kanë mundësuar funksionimin e ekonomisë”.

Të ngjashme