Hoti i përgjigjet kërcënimeve të Vuçiqit: Më me qetësi, më me qetësi – ne kemi ushtrinë tonë

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili shkaku i Kosovës siç raportohet ka kërkuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e vet, të gatshme dhe pjesë e ushtrisë amerikan.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës!

Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi.

Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

Më me qetësi, më me qetësi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme