Hoti i quan plaçkitje shpenzimet për shënimin e përvjetorit të pavarësisë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se shënimi i përvjetorit të pavarësisë sivjet ka dhjetëfish më shumë shpenzime krahasuar me Qeverinë Mustafa.

Sipas tij, një gjë e tillë është plaçkë.

“Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.
Qeveria e PAN-it ndanë:
• 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)
• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)
Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:
• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)
• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme