Hoti: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 14:29 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë partia e parë në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Hoti në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”, shtoi po përgatisin një listë për të kandiduar në zgjedhje.

“Të gjitha i diskutojmë, tani jemi në përgatitje për të shkuar në zgjedhje. Nëse i shihni veprimet që i kemi ndërmarrë për 6, 7 muaj në krye të Qeverisë ne jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje. Ju e dini si e kemi gjetur vendin, plotësisht të bllokuar, me sanksione ndërkombëtare”.

“E kemi hapur komplet, e kemi menaxhuar pandeminë në mesin e tri-katër vendeve që e ka menaxhuar më së miri. Unë jam i bindur që jemi favorit për t’i fituar zgjedhjet, tash kemi përpara për ta përgatitur një listë”.

Hoti tha se beson që shumë shpejt do të dakordohen me grupet parlamentare për ta miratuar buxhetin e vitit 2021.

“Jemi duke diskutuar, besoj që së shpejti do të dakordohemi. Nga dje kemi filluar bisedën me të gjitha grupet parlamentare për të kërkuar që të bëhemi bashkë që ta kalojmë buxhetin, përfshirë edhe LVV-në”.

“Është tepër e rëndësishme të mos hyjmë në janar pa buxhet të miratuar sepse do të kemi vështirësi të panumërta”.

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi tha se ky muze është në kuadër të ministrisë, raporton EO.

“Ne duam t’i ruajmë dhe të bëjmë programe edukative që ta mësojnë historinë tonë”.

“Në këtë përvjetor është i rëndësishëm që njerëzit të vijnë ta shohin gjithë këtë punë”.

Të ngjashme