Hoti me ambasadoren e Finlandës diskojnë për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë me COVID-19 si dhe masat që po i ndërmerr Qeveria me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, dialogun Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe procese të tjera të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Ndër tjera, kryeministri Hoti tha se Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore.

Ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme