Hoti me propozime për të përballuar krizën energjetike dhe sociale

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë disa propozime për të përballuar krizën energjetike dhe sociale.

Hoti tha se së pari duhet të merren masa për humbjen e 90 milionë eurove nga Trusti.

“Javëve të fundit ka pasur raportime se, për shkak të zhvillimeve në tregjet financiare të ndikuara nga lufta në Ukrainë, vlera e investimeve të Trustit Pensional ka shënuar humbje rreth 90 milionë euro. Sot kam propozuar që Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës të ftojë të mërkurën e ardhshme në raportim Bordin e Trustit për tu informuar për veprimet që po i ndërmerr Trusti në përballje me këto zhvillime. Krahas Bordit të Trustit, Kryetari i Komisionit u dakorduar që të ftohet edhe Banka Qendrore si institucion mbikëqyrës i Trustit”.

Ai theksoi se si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë qytetarëve u janë zvogëluar të ardhurat për 150 deri në 200 euro.

Prandaj sipas tij familjet kanë nevojë për 150 deri në 200 euro të ardhura shtesë.

“Kriza energjetike e dimrit që po e lëmë pas, kriza e çmimeve që po thellohet çdo ditë dhe pasiguria e përgjithshme globale e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e shtrojnë nevojën për një qasje shumë më gjithëpërfshirëse për tu dalë në ndihmë qytetarëve. Sipas të gjithë indikatorëve, pasojat ekonomike të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit kanë rënduar shumë koston e jetës së qytetarëve. Sipas vlerësimeve të përgjithshme, çdo familjeje i janë zvogëluar të ardhurat reale me rreth 150-200 euro në muaj. Kjo nënkupton se për të mbajtur konsumin e njëjtë, çdo familje ka nevojë për të ardhura shtesë prej 150-200 euro”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme