Hoti nga takimi me të rinjtë e regjionit të Pejës: Të gatshëm për fitoren e LDK-së dhe Kosovës

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

“Modeli i qeverisjes në Pejë, është më i miri që ju të rinjtë e meritoni, kjo bëhet nga njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, që i ka vetëm familja jonë politike.

Puna dhe përkushtimi ynë për të rinjtë është shumë i madh, rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të prëdoret për ekstremizëm politik. 

Kemi platformë të qartë për të rinjtë sikur që pjesë të veçantë të pakos për rimëkëmbje kemi pasur për rininë.

Do të vazhdojmë përkrahjen për të rinjtë me punë praktike, qasje më të lehtë në kredi dhe me fonde nga ministritë përkatëse”, tha kryeministri Hoti.

Ai theksoi se, rendi demokratik nuk mund të cënohet sepse jemi këtu, sikur gjithmonë, shteti është i shenjtë dhe si të tillë e mbrojmë me dinjitet.

LDK-ja e ka obiligim moral që ta mbroj shtetin tonë, me amanetin e  presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe vizionin e qartë, shteti ynë do të integrohet në familjen euroatlantike. 

Me vendimin për dërgimin e ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse me ushtrinë amerikane, është  realizuar një ëndërr 30 vjeçare.

Fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është fitore për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme