Hoti: Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë grave festën e 8 Marsit.

Hoti deklaroi se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishin më pak njerëzorë.

“Përtej urimit formal në një datë si kjo, Gruas – që është nënë, bashkëshorte e motër, dua t’i shpreh respektin, kujdesin e dashurinë që shpesh herë ia mungojmë”.

“Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synim i shoqërive moderne demokratike”.

“Liria e barazia e saj në çdo aspekt nuk janë privilegje për të, por nevoja themelore tonat si shoqëri për të qenë të lumtur dhe të përmbushur”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme