Hoti pret nga BE-ja dhe NATO që të reagojnë ndaj kërcënimit të Vuçiqit për luftë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja që të reagojnë ndaj provokimeve të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën do të dështojë atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan, përcjell Ekonomia Online.

“Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtarë, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”, ka shkruar Hoti në profilin e tij.

Tutje, ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagoj ndaj këtyre provokimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme