Hoti: Situata e pasigurisë është kryesisht rezultat i mosveprimeve të Qeverisë

Prishtinë | 14 Gus 2022 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se një qeveri e mbarë do të kishte evituar problemet, apo do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët.

“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme