Hoti të hënën do raportojë në Kuvend për çështjen e personave të zhdukur

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se përgjatë ditës së hënë, më 9 nëntor, do të raportojë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Çështje të Personave të Zhdukur lidhur me zhvillimet aktuale në këtë drejtim.

Hoti, nëpërmjet Facebook-ut të tij ka thënë se çështja e personave të gjetur është trajtuar me prioritet të lartë nga qeveria e tij.

“Çështja e personave të pagjetur është ndër pasojat më të rënda të luftës. Unë këtë çështje e kam trajtuar me prioritet të lartë. Prandaj, të hënën me datën 09 nëntor 2020, bashkë me anëtarët Komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur dhe zyrtarë të institucioneve të tjera, do ta informoj Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Çështje të Personave të Zhdukur, për angazhimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje, përfshirë edhe zhvillimet aktuale rreth kërkimeve dhe gjetjes së mbetjeve mortore të të pagjeturve”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit.

Zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Kosovë kanë thënë se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa zbardhin e fatit të personave të pagjetur në luftën e Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme