Hoti: Vazhdimi i dialogut hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Ai ka shkruar koordinimi i aktiviteteve me partnerët ka dhënë rezultatet e para – ndalimin e çnjohjeve nga ana e Serbisë.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti.

Grenelli sot ka konfirmuar se më 27 qershor do të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tani në Washington.


Të ngjashme