Hoti: Dialogun do ta udhëheqë Qeveria

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 13:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avullah Hoti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër nga LDK-ja, në një konferencë për media ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se si çështje të rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me Coronavirusin dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Tash jemi para një situate të re, kam marrë besimin nga LDK për të provuar të ndërtojë qeverinë e re që do të ketë sfidën e parë, menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, sepse pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë shumë të mëdha”.

“Çështja e dialogut është çështje kryesore me të cilën do të ballafaqohemi. Unë besoj që nga platforma që kemi nga viti 2018 dhe nga vendimi i Kushtetueses për Ligjin për dialogun, janë vendosur bazat mbi të cilët do të kryhet dialogu”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se procesi i dialogut do të drejtohet nga Qeveria.

“Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria, dhe do të provojmë të krijojmë një konsensus të përgjithshëm edhe brenda koalicionit, pro do të tejkalojmë edhe suazat e koalicionit për të dalim edhe tek opozita, dhe shoqëria e civile e bota akademike që të jenë të përfshirë në këtë proces në mënyrë që ta përmbyllim këtë proces, për të konsoliduar”.

Kur foli për çështjen e reciprocitetit, Hoti ka thënë se masa të tilla mund të jenë efektive vetëm nëse koordinohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Jemi të bindur në LDK që çdo lloj tarife apo reciprociteti mund të kenë efekt vetëm nëse koordinohen me ndërkombëtarët. Çdo lloj tarife dhe masë e reciprocitetit mund të ketë efekt vetëm nëse i koordinon me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Të ngjashme