Hoxha e quan inkurajues takimin me të rinjtë e degës së Rinisë Demokratike në Lipjan

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se ka takuar të rinjtë e degës së Rinisë Demokratike në Lipjan.

Hoxha zhvilloi takimin së bashku me udhëheqësit e degës së PDK-së në këtë komunë dhe deputetin Elmi Reçica, të cili e ka quajtur inkurajues.

“Vendi ynë, ka hyrë në Dekadën e Re, me besim, zhvillim dhe integrim. Proceset nëpër të cilat po kalojmë, janë siguri për të ardhmen e të rinjve tanë, brenda vlerave të Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave, është proces që duhet të ngjaj shpejt sepse i kemi plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe kështu, të rinjtë tanë, do të kenë qasjen dhe mundësitë e barabarta me moshatarët e vet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme