Hoxhaj: Arrestimi i Nehat Thaçit, i planifikuar nga Serbia

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 17:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se që nga dita kur është ndaluar Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, ata janë marrë intensivisht më ketë çështje.

Ai ka thënë se cilido qytetar që ndalohet, institucionet e shtetit merren intensivisht më atë punë, duke shtuar se dallimi është se “Qeveria nuk bën deklaratë, por punon në heshtje”.

“Shefi i zyrës ndërlidhëse në Beograd, Valdet Sadiku, është në kontakt me Nehat Thaçin. Para gjysmë ore ai ka pyetur se si është gjendja fizike dhe shëndetësore e Thaçit. Kur e kemi parë që është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ne e kemi kuptuar që arrestimi ka qenë i planifikuar”, ka shtuar Hoxhaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme