Hoxhaj dhe ambasadori hungarez diskutojnë për marrëveshjet ekonomike

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:54 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe aranzhimin final të një sërë marrëveshjesh që do të nënshkruan në këtë fushë gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto javën që vjen.

Ministri Szijjarto do të qëndrojë në Kosovë javën që vjen dhe do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai do të zhvillojë takime edhe me krerët më të lartë të shtetit, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Markusz për përkrahjen e Hungarisë në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe në shtetndërtimin e brendshëm.

Po ashtu, u diskutuan edhe një sërë çështjesh për forumin e përbashkët ekonomik mes dy vendeve që do të mbahet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Në këtë takim të dy palët u dakorduan që vitin e ardhshëm të realizohet një takim i komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme