Hoxhaj i përgjigjet kryeministrit sllovak: Duhet ta njihni dhe jo të ndërhyni në punët e brendshme të Kosovës

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili ka thënë se vendi i tij e kundërshton transformimin e FSK-së në ushtri.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka thënë se shqetësimi kryesor i këtyre vendeve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti sovran sikurse është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës”.

“Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme