Hoxhaj: PDK-ja do të dalë e para, s’ka pasur përkrahje të tillë që nga 2007-ta

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka thënë se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, kjo bindje vjen për shkak se “PDK-ja s’ka pas përkrahje të tillë masive që nga viti 2007”.

“Fushata ka qenë jashtëzakonisht e mirë. S’kam pa asnjëherë përkrahje më të madhe për PDK-në se në këto zgjedhje. Mbaj mend fushatën e 2007-s kur PDK-ja kishte sallat e mbushura. Në të gjitha anët ka tubime të mëdha, masive që flet për përkrahjen e madhe që gëzon PDK-ja. Ne në këto zgjedhje jo që garojmë për vendin e parë, por PDK-ja do të jetë e para. Së pari, për mua si kandidat për kryeministër dhe njeri që udhëheq PDK-në dhe që është që gjashtë javë në terren, e që isha në fushatë prej 2004-s, asnjëherë s’kam pa përkrahje kaq të madhe”, ka thënë ai në KTV.

Hoxhaj ka thënë se sondazhet që po e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të parën janë “të manipuluara”.

Sipas tij, ato bëhen përmes rrjeteve sociale e ku s’dihet kush nga cili kontinent voton.

Të ngjashme