Hoxhaj për vdekjen e Rohanit: Humbëm një gjigant të diplomacisë

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan, i cili ishte edhe mik e mbështetës i madh i Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxhaj e quan Rohanin gjigant të diplomacisë evropiane dhe ndër paqebërësit më të aftë në Ballkan, ndërsa flet për përvojat që ka marrë nga ai gjatë bashkëpunimit të ngushtë ndër vite.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme