Hoxhaj përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet e 25 qershorit

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 16:10 | Nga

Ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përgëzon Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe demokratike më 25 qershor.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, Hoxhaj e ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve evropiane për organizim të demokratik të zgjedhjeve.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet dhe zotohet të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova mirëpret rezultatin e dalë me votën demokratike të qytetarëve dhe do të punojë edhe më shumë për thellim të bashkëpunimit dhe projekte konkrete ndërshtetërore në mënyrë që të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për afrimin edhe më të madh të shoqërive të dy vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme