Hoxhaj pyet Kurtin: Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë?

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj sërish ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me shengenin ballkanik.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti në fushatë premtonte një Makro-Shengen shqiptar që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka pyetur Kurtin se cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë?

Postimi i plotë:

Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin? 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme