Hoxhaj: Thaçi e Veseli kanë udhëhequr në luftë e në paqe

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se PDK’ja është goditur me Thaçin e Veselin jashtë skenës politike, megjithatë Hoxhaj thotë se kjo goditje është përkthyer në forcë.

“PDK është goditur, Thaçi e Veseli kanë udhëhequr në luftë e në paqe”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj tha se kjo goditje për PDK’në është përkthyer në forcë dhe vullnet.

“Në javët e para mund të them që kemi pasur goxha një situatë të vështirë dhe komplekse. Por, çka kam vërejtur këto javë pa Veselin, realisht kjo goditje është përkthyer në forcë dhe vullnet”, shtoi Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme