Ilir Meta në familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vazhdon e takimeve që ka zhvilluar në Kosovë, ai ka ndaluar edhe tek familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Meta, i cili ka publikuar edhe disa fotografi në faqen zyrtare Facebook, ku shkruan:

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.

Image



Të ngjashme