Incident gjatë votimit në Prekaz

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Sot në njërën prej qendrave të votimit në Prekaz të Epërm dyshohet se ka ndodhur një parregullsi.

Në shkollën “Azem Bejta” kanë shkuar dy persona për të votuar në vendvotim dhe dyshohet se rasti ka pasur të bëjë me votim nën ushtrimin e presionit.

Për këtë rast ka folur menaxheri i kësaj pike, Jashar Jashari, i cili ka theksuar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti.

“Nuk po dua të spekuloj sepse nuk kam qenë në veni n e ngjarjes kur thuhet se ka ndodhur një incident i vogël. Sipas komisionarëve dhe vëzhguesve, në vendvotim kanë shkuar dy vetë, për njërin nuk dihet nëse ka kërkuar ndihmë apo ku ka qenë qëllimi”.

“Ky rast është tejkaluar. Gjithçka ka shkuar në rregull, thuhet se mosmarrëveshja ka ndodhur jashtë. Presioni për të votuar ka ndodhur jashtë vendvotimit. Nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje dhe gjithçka ka kaluar në mënyrë të qetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme