Institucionet e reja – Kurti dhe Osmani takohen me Hoxhajn e Haradinajn

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani nisin sot takimet me partitë politike pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani sot gjatë ditës do të takohen me kreun e PDK-së dhe atë të AAK-së.

Katër ditë më parë në selinë e LDK-së, AAK-së, dhe PDK-së kanë dërguar nga një letër, u.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Kurti dhe Osmani të dalë të parët nga zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kërkuar takim me shefin e LDK-së, atë PDK-së dhe AAK-së në mënyrë që të dakordohen për formimin e institucioneve të reja.

Kreu i LVV-së e prijësja e Listës “GUXO” kanë kërkuar nga kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj që të takohen sot në ora 11:00.

Hoxhaj dhe PDK-ja kanë pranuar ftesën e rrjedhimisht ky takim do të mbahet në këtë orë sot në Kuvendin e Kosovës.

Një takim dyshja do ta mbajë edhe me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së.

Në konsultë për formimin e institucioneve të reja, Haradinaj, Kurti e Osmani do të takohen sot në ora 13:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme