Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel: Është gati e sigurt që Biden do të jetë president i ShBA-së

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kandidati demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden, po shkon drejt fitores në garën presidenciale.

“Është gati e sigurt që Biden do të jetë president i SHBA’së”, ka thënë ai.

“U pa edhe në sondazhet e  mëhershme, edhe pse rezultati doli të jetë më i ngushtë. Kjo për shkak se margjina e gabimit në sondazhe është deri në 10%”, shtoi ai.

Biden po prin në garën për president të SHBA’së ku është në garë me presidentin aktual Donald Trump. 

Të ngjashme