Ish-ministri i Shëndetësisë, Ismaili kërkon nga Qeveria plan të vaksinimit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 16:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka kërkuar një plan vaksinimi nga Qeveria Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Po na e dimë që po vjen vaksina bash kurgjo s’po jepni. Që ka bërë shkelje e çon  në prokurori. Debatin për shëndetësi se keni për qyetatarë por për njëri-tjetrin. Jeni duke bërë hajgare. Marre për besë marre. Çka keni bë me vaksinë, sa kanë mu vaksinu ku është plani?” ka thënë ai.

Ndërsa ministri aktual, Arben Vitia ka thënë se plani është publik dhe ka garantuar për sigurimin e vaksinës.

“Ministri Vitia garanton qyetarët se do të ndodhë shumë shpejt sigurimi i vaksinës. Plani i vaksinimit është publik dhe do të vazhdojë e të bëhet pa asnjë problem. Kur fillon ardhja e vaksinave nuk do të nalet” ka thënë ai.

Të ngjashme