Ish-sekretari i MIE: Integrimi i përbashkët i Ballkanit Perëndimor në interes të BE-së, mini-shengeni vetëm shpërqendrim

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 07:56 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Integrimi i përbashkët i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor po konsiderohet se është në interes të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Instituti “EPIK”, Demush Shasha në një bisedë me Ekonomia Online, tha se për Bashkimin Evropian është më e lehtë që procesi i integrimit të bëhet në një raund sesa në gjashtë raunde.

Sipas Shashës, integrimi i vendeve të Ballkanit mund të bëhet në të njëjtën kohë pasi në mes shteteve nuk ka dallime thelbësore.

“Që të insistojë që të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE në të njëjtën kohë, kjo është për disa arsye, e para në këtë mënyrë do të krijohet incentiva për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë sa më afër për realizimin e një qëllimi më të përbashkët. E dyta, do të uleshin përpjekjet që të sabotojnë njëra-tjetrën për integrimin në BE. E treta, është me rëndësi ta njohin faktin se BE-ja do të ketë shumë vështirë që të kalojë nëpër gjashtë raunde të ndryshme të anëtarësimin pra gjashtë herë duhet të ratifikohen marrëveshje të ndryshme në 27 vende, është proces tejet sfidues në një kontest kur ne e shohim se vetëm nisja e negociatave është duke u treguar gati e pamundur. Për shkak të këtyre arsyeve kjo është në interes të Bashkimit Evropian, e Kosovës. Duke e shtuar edhe të kartën pasi nuk ka dallime thelbësore në mes këtyre gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor në çdo fushë, nga mbrojtja e mjedisit deri tek sundimi i ligjit, ka dallime në nuanca, por jo dallime të jashtëzakonshme”.

Tutje, ai thotë se kjo mund të ndodhë nëse Bashkimi Evropian arrin të konsolidoj një lidership të qartë dhe të përkushtuar ndaj kësaj çështje.

“Gjasat ekzistojnë që mund të ndodh nëse ekziston një lidership më i qartë i BE-së për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit, dhe përkushtimi i vendeve te Bashkimit Evropian. Pra nëse krijohen këto kushte mund të kemi një momentum të tillë. A jena duke i parë këto kushte për momentin jo, pra për momentin nuk shohim këto kushte për një anëtarësim në pako të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë ndoshta ka edhe arsyeje. Pasi janë një numër i çështjeve që duhet të adresohen dhe të vihen në tavolinë për mënyrën e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra flas për gjendjen alarmante të kualitetit të demokracisë në Serbi, flas për çështje të papërfunduara të hapura në mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë gjëra që duhet të mbyllen”. 

Në anën tjetër, Shaha thotë se Mini Shengeni është iniciativë e dështuar dhe e nisur vetëm për shpërqëndrim të vëmendjes nga reformat që duhet të merren nga liderët ballkanik.

“Mini Shengeni që nga fillimi ka qenë iniciativë e gabuar. Arsyeja e parë dhe ajo më evidente dhe më e rëndësishme është së është dublifikim i plotë me procesin e Berlinit. Pra është lansuar një iniciativë paralele me Procesin e Berlinit. Iniciativë e panevojshëm. E dyta, në Mini Shengen duhet të jenë anëtarë gjashtë vende, por janë duke marrë pjesë vetëm tre. Në mesin e tyre lidershipin e ka Serbia. Në procesin e Berlinit anëtarë janë 16 vende të ndryshme, fjalën kryesore e ka Gjermania. Dallimi i dytë është që Procesin e Berlini e udhëheq Gjermania, ndërsa Mini Shengenin Serbia. Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mbështes asnjë iniciativë që e fuqizon rolin e Serbisë në rajon, por ka çdo interes që të përcjell një iniciativë që udhëheq Gjermania, e që ka për qëllim integrimin në BE. 12 zotimet për Mini Shengenin, zero prej tyre janë përmbushur, sepse është lansuar një iniciativë që nuk është menduar mirë. Një iniciativë që nuk ka përkrahje nga vendet e Ballkanit. Nuk ka mekanizma zbatues, pra kush janë strukturat zbatuese të zotimeve që dakordohen në kuadër të Mini Shengenit. Po ashtu ka zero buxhet. Ndërsa procesi i Berlinit ka buxhet prej 9 miliardë eurove për financimin e një numër të projekteve infrastrukturore në Ballkan dhe atyre do t’iu bashkohen edhe 20 miliardë të tjera, në total rreth 30 miliardë euro financime për Ballkanit…”.

“Mini Shengeni nuk është pengesë për integrim në BE pasi është e destinuar të dështojë, mirëpo është shpërqendrim i vëmendjes, pra shpërqendrim nga reformat, ku liderët duhet të kenë vëmendjen”.

Javë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  ripërsëriti qëndrimin se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në Bashkimi Evropian dhe ka bërë thirrje që procesi i zgjerimit të bllokut evropian të përshpejtohet.

Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shipërinë.

Së fundi, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.

Të ngjashme