Isufi: Përmes kësaj marrëveshje mundësohet rishikimi i gabimeve

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 18:10 | Nga Donika Osmani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e sigurt që ditën e nesërme do të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i cili në konferencën për medie tha se kjo marrëveshje është korigjim i gabimeve të komisionit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

“Prandaj tani jemi në një seancë në të cilën do të ndryshohet gjendja dhe do ratifikohet kjo marrëveshje që e përcakton vijën e drejtë kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës. Votat do shihen nesër në Kuvendin e Kosovës dhe do kalojë si marrëveshje që kalon me korrigjimin e gabimeve të bëra në komisionin Meha”, tha Isufi.

“Ligji ka katër pika në të cilat janë elemente që theksojnë se bëhet rishikimi dhe korigjimi në pjesët kufitare ku ka pas devijme, edhe materialet kanë të bëjnë me dokumentacion me gabimet që i ka raporti dhe garanton një ndryshim të gjendjes në teren. Këtë marrëveshje e votojmë si AAK sepse mundësohet rishikimi i gabimeve të bëra”.

Të ngjashme