Izmaku nuk kandidon për kreun e Vushtrrisë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 08:55 | Nga

Xhevahire Izmaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se nuk e ka në plan të kandidojë për kryetare të komunës së Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje parlamentare, nëse ato mbahen para kohe, ndërsa ka folur në superlativ për konventën e kësaj partie, duke e krahasuar me ato të republikanëve dhe demokratëve në Amerikë, njofton Klan Kosova.

“Si partia më e madhe në vend ne do t’u përgjigjemi rrethanave me instrumenta demokratike. Edhe zgjedhjeve ashtu”.

“Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë model. Nëse nuk do ta shihnim logon e PDK-së, do të mund të mendonim që është në Amerikë. Sa i përket sondazheve, ne i besojmë qytetarit. Sidomos pas konventës jam shumë optimiste”.

“Anëtarët dhe qytetarët i diskutojnë si të mundshme. Por aktualisht nuk kemi përcaktuar diçka, sepse kemi një kryetar shumë të mirë. Do të ishte mirë që të ketë kandidate femra, por në këtë fazë nuk jam e interesuar për këtë gjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme