“Janë një deponi mbeturinash në Kuvend që bëjnë hajgare me popullin”

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me deklarimet e deputetëve që po e mbeshtesin opsionin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, sipas tij, duke bërë hajgare me qytetarët e Kosovës.

“Një deponi mbeturinash në Kuvend të ulur në mesin e sallës së Kuvendit sot bënë hajgare me qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Muhaxheri.

Në rendin e mesit janë të ulur deputetët e grupit më të madh parlamentar – ata të Vetëvendosjes.

“Keni mu ngi Albin!”, ka shtuar Muhaxheri, për kryeministrin i cili po ashtu i përket Vetëvendosjes.

Të ngjashme