Kabineti qeveritar mblidhet në Hajvali, mungon Limaj

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 22:00 | Nga

Në Hajvali në rezidencën e Behgjet Pacollit sonte janë mbledhur në takim, tre liderët institucionalë, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, bashkë me shumicën e kabinetin qeveritar.

Por, në darkën në rezidencën e madhe të zëvendëskryeministrit milioner, ka munguar Fatmir Limaj dhe dy nga ministrat e Nismës.

Zyrtarë të Nismës kanë thënë për KTV-në se kanë qenë të ftuar në darkë por kanë vendosur të mos marrin pjesë.

“Nuk na është dukur e rëndësishme të jemi në kësi lloj takime”, ka thënë një zyrtar i partisë së Limajt, në kushte anonimiteti.

Megjithatë, sikur shihet në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, në darkë ka marrë pjesë ministri i MPMS-së, Skënder Reçica.

Fillinisht pati eaportime se takimi ka të bëjë me arritjen e një pajtueshmërie për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se është vetëm një takim pa kravata dhe se nuk është diskutuar për Demarkacionin.

“Darkë informale pa protokoll, pa kravata që për herë të dytë e bëjnë. Këtë herë nikoqir ka qenë zv/kryeministri, Behgjet Pacolli. Është caktuar para disa ditëve dhe nuk besoj që temat që diskutohen aty janë me peshë për opinionin sepse është darkë informale”, ka thënë Arifi.

Të hënën pritet që demarkacioni të shqyrtohet nga Kryesia e Kuvendit dhe më tutje të procedohet për në Kuvendin e Kosovës

Të ngjashme