Kadrijaj – LVV-së: Në kokë e keni të instaluar një USB, formatojeni se tani nuk jeni në opozitë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 17:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj opozitës, duke thënë se LVV e ka të instaluar një USB në kokën e tyre dhe kërkoi që atë ta formatizojnë, sepse nuk janë më në opozitë por në pozitë shtetërore, raporton Ekonomia Online.

“Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të instaluar në kokën e tyre një USB. Po formatojeni more se tani jeni pozitë e jo opozitë, se po silleni si opozitë. Ne jemi ata që e mbikëqyrim punën e Qeverisë”.

“Jeni duke fjetur në gjumë, ndërsa ne duke bërë opozitarizëm po ju zgjojmë prej gjumit”.

“Kushdo që po del kundër juve, po i shpallni armiq të popullit dhe doni me i dërgu në gjykata. Ne kemi me e kry detyrën e opozitarimit dhe me ju kritiku”.

“Le t’i nënshkruajë ministri kontratat për vaksina e le të përfitojë populli, se pa vaksinë s’ka jetë”.

Të ngjashme